Tom Cruise fillon rixhirimet e filmit “Mission: Impossible 6” (Video)
Aktori amerikan po vazhdon të punoj në projekte të filmave hollivudian.
Tom Cruise gjatë së ditës së djeshme është fotografuar në rrugët e kryeqytetit britanik të Londrës.
Ai pos që po shijon dimrin në Britani, poi merr pjesë në xhirimet e filmit më të ri të “Mission: Impossible 6”.
Gjersa aktori ishte duke xhiruar pjesë të filmit nën urën e famshme Blackfairs, ai u fotografua dhe xhirua nga paparacët që ndjekin hap pas hapi Cruisen.
Pos Tomit 55-vjeçar, pjesë e kastës së filmit janë edhe Vanessa Kirby, Rebecca Ferguson dhe Henry Cavill.
Theksojmë se ky film pritet që ta ketë premierën më 27 korrik në ekranet e mëdha të kinemave.
Ndryshe, gjatë xhirimeve të verës së kaluar Cruise kishte lënduar kyçin e këmbës, gjë që kishte ndaluar prodhimin e filmit. /Telegrafi/


