Please enter at least 3 characters.

Tjetër duet nga Adelina Berisha (Foto)

2016/01/AdelinaBerisha1.jpg

Adelina Berisha pritet ta publikojë këngën e re, të cilën do ta realizojë me këngëtarin Labinot Rexha.

Nëpër rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografi, në të cilën shihen së bashku dy këngëtarët derisa është paralajmëruar edhe kënga e re, transmeton koha.net.

Ky projekt vjen pas hitit “Jo Mo”, të realizuar dy muaj më parë nga këngëtarja.

Nuk është hera e parë që Adelina bashkëpunon me kolegë. Muaj më parë, ajo realizoi duetin me reperin Getinjo, ndërsa më herët ka bashkëpunuar edhe me Blastën dhe Stinen. /Telegrafi/