Titulli zbavitës dhe fjalët “e rea” shqipe
Nga: Aurel Plasari
Një nga titujt më zbavitës të mbarë gjuhësisë shqiptare: “Jashtëvënie të mënyrës për të traituar fjalët e rea”, 1923.
Dhe ja disa nga fjalët "e rea" shqipe që “gjuhëtari” propozon:
Diturak = journaliste (d.mth. sot gazetar);Gjëhëshmoj = réaliser;Gjëhëshmëzim = réalisation;Mbikohësí = actualité;Kuptonjësí = intelligence;Bashkëvënie = composition;Ndërpërkërimtar = investigateur;Përmbipërdorëzishmërisht = abusivement;Jashtëheqësisht = éxeptionnellement;Kundërzballoj = confronter;Prejbëj = constituer;Bashkëderdh = confondre;Ndërfelloj = étudier;Prejderdhje = conséquence;Ndërfundëshmërí = perfection;Prejdërgimtarí = mission;Çveshtimësí = indulgence;Mbipalim = application;Bashkëkyçje = conclusion;Mbimendim = réflection;Shumësendëshmësí = variété;Likshpëlqim = indignation;Ndërfaqohem = se présenter;I jashtëdalë = excessif;E mosprejhikshme = inévitable;I mospërparapërkujdesur = non préoccupé;Ndënëvënie = supposition;Bashkëmbushje = complément;I mosbashkëmbushur = incomplet;Jashtëdalje = excès;Jashtëheqje = exception;Pasbërje = imitation; Etj.
Që të mos zgjatem, një nga kulmet është bërja “shqip” e fjalës “scrupule” (skrupull) si: Pleshtfrevënie, pra nga plesht-fre-vënie.


