Tirana me festival të teatrove të kukullave
Për gjashtë ditë me radhë, Tirana do të mirëpresë në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove të Kukullave (International Puppet Theatre Festival Albania), trupa nga Kina, Turqia, Spanja, Rumania dhe Shqipëria.
Trupat do të performojnë çdo ditë në Teatrin Metropol dhe në sheshin “Skënderbej” për të prezantuar forma të ndryshme përdorimi dhe komunikimi nëpërmjet kukullave, shkëmbim eksperiencash, traditash dhe kulturash të vendeve të ndryshme.
Shfaqjet pritet që të angazhojnë pjesëmarrjen e çdo grupmoshe, ndërkohë që hyrja do të jetë falas.
Programi është si më poshtë:
27 maj - TurqiaCengiz Ozek Shadow Theatre: “The Magic Tree”11:00 - Teatri Metropol; 20:30 - Sheshi Skënderbej28 Maj - RumaniaPuck Puppet Theatre: “The Street of Angels”11:00 - Teatri Metropol; 19:00 - Sheshi Skënderbej29 Maj - ShqipëriaTeatri Metropol: “Don Quixote”10:00 - Teatri Metropol; 20:30 - Sheshi Skënderbej30 maj - SpanjaAngeles de Trapo: “Error 404”11:00 - Teatri Metropol; 20:30 - Sheshi “Skënderbej”31 Maj - KinaChinese Hand Puppet Performance: “The prodigal son”; “Knocking out the tiger”; “Daming Courtyard”11:00 - Teatri Metropol; 20:00 - Sheshi “Skënderbej”1 QershorMbyllja dhe festa e festivalit: 09:00-12:00, Sheshi “Skënderbej”


