Please enter at least 3 characters.

Tirana eliminohet nga Liga e Konferencës, pa asnjë fitore rrugëtimin evropian

2022/07/293765013_443567324445613_7226524181982195636_n.jpg

Tirana mbyll aventurën evropianë në Bosnje me bardheblutë që u mposhtën edhe në ndeshjen e kthimit nga Zrinjski me rezultatin 3-2.

Bardheblutë pësuan dy gola që në pjesën e parë dhe u dukën të pashpresë për kualifikimin.

Megjithatë, një start i mirë në fraksionin e dytë pas golit të Ismajlgecit u duk sikur rindezi ëndrrat për kualifikimin, teksa në vazhdim, Florent Hasani humbi një rast të artë për të barazuar shifrat.

Por, sërish boshnjakët nuk ranë në kurthin e euforisë së kryeqytetasve dhe në minutën e 80-të shënuan edhe golin e tretë. Tirana reagoi pas vetëm dy minutash duke shënuar me anë të Redon Xhixhës, por që në fund, për llogaritë e takimit, goli i sulmuesit shërbeu sa për statistikë.

Kështu, bardheblutë përfundojnë rrugën në Evropë pa sukses, një eksperiencë që e nisën nga Ligën e Kampionëve, por që nuk ia dolën të fitonin asnjë ndeshje nga katër të luajtura. /ss/