Please enter at least 3 characters.

Tipologjia e turistëve në Durrës: Jo vetëm për pushime, por edhe për punë

Turistët e huaj që sa vijnë dhe bëhen më prezentë në plazhet e Durrësit, kohët e fundit kanë nisur të kombinojnë pushimet dhe punësimin e tyre në këtë qytet, madje duke programuar te vijojnë jetën në vendin tonë.

Ndonëse me temperatura dhe mot të paqëndrueshëm plazhi i Durrësit ka nisur të frekuentohet madje edhe nga turistë të huaj.

E ndërsa këta të fundit janë gjithnjë e më të shumtë, së fundmi një pjesë e tyre kanë nisur edhe të punojnë në Durrës duke e shfrytëzuar qytetin kryesor të turizmit në vendin tonë jo vetëm për pushime por edhe për punë.

Të tilla janë një grup vajzash nga Ukraina dhe Bjellorusia, të cilat kanë nisur të punojnë dhe të jetojnë në Durrës.

Madje fëmijët e tyre kanë mësuar rregullisht edhe gjuhën shqipe.

Për shumë turistë të huaj, Shqipëria po shndërrohet çdo vit e më shumë në një destinacion ku mund të kombinojnë pushimin, punën dhe jetesën buzë detit./A2 CNN

- YouTubewww.youtube.com