Please enter at least 3 characters.

Tigri i cirkut lidhet për tavolinë, që pranë tij të pozohet për fotografi (Video)

2017/01/Tigri-i-cirkut-lidhet-për-tavolinë-qe-prane-tij-te-pozohet-per-fotografi-foto.jpg

Në një cirk në Hunan të Kinës, vizitorët kanë pasur rastin të pozojnë pranë një tigri të lidhur dhunshëm për tavolinë.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihen stërvitësit, që ia lidhin gjymtyrët kafshës së egër, ndërsa ia shtypin kokën për platforme, transmeton Telegrafi.

Më pas, pranë krijesës që është shumë e rrallë, shkojnë shumë njerëz që ta prekin dhe të bëjnë nga një fotografi.

Në momentin që dy fëmijë nisin të qajnë nga frika, nëna e tyre i inkurajon të qëndrojnë aty dhe të mos bëjnë panik.

Mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, kanë kërkuar që të ndalohen ky veprim i stërvitësve të cirkut dhe kafsha të lëshohet menjëherë në liri.

Në anën tjetër, sipas një besimi kinez tigri konsiderohet si rimishërim i Perëndisë së Pasurisë dhe çdo kontakt me të, konsiderohet se sjellë të mira dhe begati. /Telegrafi/