Tifozët pejanë kërkojnë kthimin e Shaptahut dhe Shimës
07/04/2015
Ju kujtojmë se muajin e kaluar Samir Shaptahoviq dha dorëheqje nga klubi duke u larguar nga basketbolli kosovar për çështje familjare, ndërsa basketbollisti nga Shqipëria, Gerti Shima, u largua nga klubi për shkak të vonesave në paga.
Sigurisht se me largimin e këtyre dy basketbollistëve Peja humbi dy shtyllat kryesore të skuadrës, që padyshim se sonte kundër Rilskit do të ishin vendimtarë dhe nuk do t’i zhgënjenin 2500 tifozë të pranishëm.
Se sa do t’i marrë parasysh kryesia e klubit brohoritjet e tifozëve të tyre, mbetet të shihet në ditët në vazhdim. /Telegrafi/


