Tifozët maqedonas bashkohen kundër shqiptarëve (Video)
02/12/2012
Mbrëmë gjatë ndeshjes së basketbollit tifozët në fjalë kanë kënduar këngë të ndryshme anti-shqiptare, me të cilat kanë ofenduar rëndë popullin shqiptar. Në thirrjet e tyre theksohet se populli shqiptar është armik, dhe nga kjo armiqësi duhet të ruhet Maqedonia, transmeton “Zhurnal”.
"Maqedonia është e maqedonasve, dhe përgjithmonë kështu do të jetë, nga të gjithë do të ruajmë, të gjithë armiqtë do t'i dëbojmë."
Paraprakisht nga një iniciative të tillë sot nga ana e tifozëve maqedonas në Shkup u sulmuan udhëtarët shqiptarë në një autobus në Bit Pazar të Shkupit.
“Gjithë të bashkuar kundër të mallkuarve (shqiptar me plis). Gjithmonë maqedonas, Shkupi, Gostivari, Tetova, Dibra, Struga”, ishte slogani i shkruar nga tifozët maqedonas. /Telegrafi/


