Please enter at least 3 characters.

Tifozët e Unitedit kërkojnë që FA të dënojë Kloppin (Video)

2017/02/C3iBZKDWEAMAalF-e1485905797270.jpg

Një numër i madh i tifozëve të Manchester Unitedit kanë shpërthyer në rrjetet sociale pas barazimit mes Liverpoolit 1-1 ndaj Chelseat.

Tifozët e Djajve të Kuq kërkojnë nga Federata Angleze e Futbollit të dënojë Jurgen Klopp.

E gjitha kjo pasi tekniku gjerman nuk u pajtua me vendimin e gjyqtarit kryesor Mark Clattenburg te penalltia e Chelsea dhe kështu shpërtheu me ankesa te gjyqtari i katërtë.

Vlen të theksohet se Jose Mourinho ishte dënuar me dy ndeshje pse kishte goditur shishen e ujit gjatë barazimit ndaj West Hamit në nëntor. /Telegrafi/