Please enter at least 3 characters.

Tifozët e Juventusit në Torino kanë filluar të blejnë fanella të Ronaldos

2018/07/Cristiano-Roaldo-e1531061658247.jpg
256:"KIEV, UKRAINE - MAY 26: Cristiano Ronaldo of Real Madrid looks on as he warms up prior to the UEFA Champions League Final between Real Madrid and Liverpool at NSC Olimpiyskiy Stadium on May 26, 2018 in Kiev, Ukraine. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Kalimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi po shkon gjithmonë drejt reales.

Tashmë në qytetin e Torinos janë duke u shitur fanella të portugezit me numrin shtatë.

Aktualisht numri në fjalë mbahet nga Juan Cuadrado, por raportohet se tashmë kolumbiani është pajtuar të marrë numrin 16.

Pasi Cristiano është një nga lojtarët më të mirë aktualisht në botë, interesimi për të blerë një fanellë të tij është shumë i madh.

Ronaldo pritet t'i bashkohet Zonjës së Vjetër për rrogë vjetore rreth 30 milionë euro, kurse transferimi pritet të kushtojë 100 milionë euro.

Sipas mediave të ndryshme CR7 pritet të mbërrijë në Torino gjatë mesit të javës, kurse zyrtarizimi do të përfundojë në fundjavën e ardhshme.

33-vjeçari në të kaluarën ishte pjesë e Manchester Unitedit dhe Sporting Lisbonës. /Telegrafi/