Please enter at least 3 characters.

Thyhet rekordi që u vendos disa ditë më parë - Kacper Kozlowski, bëhet lojtari më i ri që luan në një Kampionat Evropian

2021/06/kacper-kozlowski-poland-ferran-torres-spain-euro-2020_fk7mk4fobqnw1ec1icjzxdgrb.jpg

Mesfushori i Polonisë, Kacper Kozlowski, është bërë lojtari më i ri ndonjëherë që luan në një Kampionat Evropian.

Kozlowski, 17 vjeç e 246 ditë, u inkuadrua në fushë në ndeshjen kundër Spanjës në minutën e 55-të, në ndeshjen që u mbyll 1-1.

Mesfushori polak Kozlowski ka thyer rekordin e Jude Bellingham.

17-vjeçari, tre muaj e gjysmë më i ri se ylli i Borussia Dortmund, luajti për më shumë se 30 minuta.

I riu që luan te Pogon Szczecin ka thyen një rekord që qëndroi për vetëm gjashtë ditë, pasi Bellingham luajti në ndeshjen e Anglisë kundër Kroacisë.

Rekordi i Kozlowskit nuk do të thyhet për të paktën tre vjet, kur zhvillohet Kampionati Evropian i ardhshëm. /Telegrafi/