Please enter at least 3 characters.

Thor Bjornsson shfaqet me sy të nxirë pas triumfit në meçin mbresëlënës ndaj Eddie Hall

2022/03/thorfk.jpg

Përkundër fitores ndaj Eddie Hall, Hafthor Bjornsson mbeti me një sy të nxirë pas goditjeve që mori në meçin pulsues të boksit.

Ylli i "Game of Thrones" e rrëzoi dy herë rivalin e tij, në atë që është konsideruar si ndeshja më e rëndë e boksit ndonjëherë dhe fitoi me një vendim unanim.

Miku i tij, Larry Wheels, e shpërndau një fotografi të përbashkët me Thor në Instagram, në të cilën shihej syri i nxirë i 33-vjeçarit.

(Foto: Instagram/larrywheels)

Njësoj është paraqitur edhe në një fotografi me të dashurën e tij, Kelsey Henson.

(Foto: Instagram/thorbjornsson/kelc33)

Bjornsson e ka respektuar kundërshtarin e tij duke thënë se ai di vërtet të godasë.

“E kuptueshme, ai dukej ende paksa i zemëruar ende. E humbi duelin, kështu që është gjithashtu e kuptueshme. Por, unë jam i lumtur, nëse e dëshiron revanshin, unë do të bëj një revansh pa problem”, ka deklaruar islandezi. /Telegrafi/