Thohir thotë ‘JO’
Presidenti i Interit, Erick Thohir, i ka thënë ‘jo’ marrëveshjes me Juventusin që mesfushori kolumbian të veshë fanellën bardhezi, ndërsa sulmuesi malazez të kalojë te zikaltrit.
Ideja për shkëmbimin e dy futbollistëve u refuzua edhe nga tifozët e Nerazzurrëve, të cilët duket se e kanë bindur presidentit që ta mbajë Guarinin.
Bisedimet mes përfaqësuesve të dy klubeve u zhvilluan të hënën, ndërsa vazhduan edhe të martën.
Inter dhe Juventus do të takohen sërish gjatë ditës së sotme me synimin për të kompletuar marrëveshjen e shkëmbimit e cila do ta çonte Fredy Guarin në Torino dhe Mirko Vucinic në Milano.
Të dyja skuadrat ishin afër për të mbyllur marrëveshjen të hënën, kur presidenti i Interit, Erick Thohir përnjëherë vendosi ta bllokojë transferimin pas protestave të tifozëve.
Megjithatë, negociatat janë rihapur shpejt, pasi Vucinic dhe Guarin kishin këshilluar agjentët e tyre të gjejnë një marrëveshje.
“Marrëveshja nuk është kompletuar ende, por gjërat po shkojnë në drejtim të duhur. Më shumë do të jetë e qartë gjatë të martës”, kishte thënë dje drejtori gjeneral i Juvetusit, Giuseppe Marotta.
Juventusi i vlerëson të dy lojtarët me nga 13.5 milionë euro, dhe fillimisht kërkonte shkëmbim kokë më kohë, derisa Interi vazhdon të insistojë për një shumë shtesë në vlerën e 4 milionë eurove. /Telegrafi/


