Please enter at least 3 characters.

Thiago Silva i mahnitur nga Mane: E meriton të jetë pretendent për Topin e Artë

2019/10/silva-mane.jpg

Kapiteni i Paris Saint-Germain, Thiago Silva ka thënë se ylli i Liverpoolit, Sadio Mane meriton të përmendet në mesin e pretendentëve për Topin e Artë.

Të enjten, Brazili dhe Senegal luajtën barazim 1-1 në një miqësore luksi të organizuar nga të dy kombëtaret.

Pas këtij takimi, Thiago Silva ka mbetur i mahnitur nga cilësitë dhe aftësitë e sulmuesit Mane.

"Sadio Mane është një lojtar i klasit botëror. Ai është pothuajse i perfekt", ka thënë fillimisht Silva për Maxifoot.

"Ai lëviz shumë shpejt, kontrollon mirë topin dhe është shumë inteligjent në lëvizjet e tij".

"Me atë që ai ka arritur këtë vit, unë mendoj se ai meriton të jetë në diskutimin për Topin e Artë", përfundoi kapiteni i PSG-së.

Ndryshe, për sulmuesin senegalez fjalë të mëdha ka folur edhe spanjoll Cesc Fabregas.  /Telegrafi/