Therje me thikë në Mitrovicë, dy të lënduar
27/06/2018
Policia e Kosovës ka njoftuar të martën në Mitrovicë janë arrestuar tre persona, pasi që të njëjtit kanë therrur me mjet të mprehtë (thikë), dy persona tjerë.
Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 21:16 në rrugën “Ismail Qemali”, në Mitrovicë.
Sipas raportit policorë, të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /Telegrafi/


