")
Please enter at least 3 characters.

Theret një i mitur në Lipjan

2016/09/therje.jpg

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një i mitur është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK pasi ishte therur me thikë. 

Rasti ka ndodhur në fshatin Medvec në Lipjan, të hënën në ora 14:30.

“Viktima mashkull kosovar  (i mitur) është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi që ishte therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar (i mitur)”, thuhet në raport.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/