Please enter at least 3 characters.

Theren me thikë dy persona në Prishtinë, policia jep detaje

2016/01/therje-me-thik-euml-arrestohen-tre-t-euml-mitur-n-euml-podujev-euml_hd.jpg

Sonte rreth orës 22:00 në rrugën “Ahmet Dërguti” të lagjes “Arbëria” ka ndodhur një rrahje ndërmjet disa personave, me ç’rast janë lënduar dy persona.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, sipas të cilit dyshohet se personat kanë pësuar lëndime nga mjeti i ftohtë- thikë.

“Si pasoj e rrahjes dy persona kane pësuar lëndime, dyshohet se personat kane pësuar lëndime te renda nga mjeti i ftohtë thike. Njësitet policore kane dalur menjëherë ne vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime intensive lidhur me rastin”, ka theksuar Kelani.

Ndërkohë, dy personat e lënduar janë duke u trajtuar në QKUK.