Thënie të lezetshme për t’ia dërguar partnerit
Një mënyrë e mirë dhe falas për t’i treguar partnerit se sa shumë e vlerësoni është t’ia dërgoni disa thënie romantike.
Dhe, në rast se jeni shtjerrë nga inspirimi, atëherë më poshtë e keni një listë me thënie të cilat mund t’i zgjedhni, transmeton Telegrafi.
- “Në buzëqeshjen tënde shoh diçka më të bukur sesa yjet” --- Beth Rewis
- “Dashuria jote shndritë në zemrën time njësoj sikurse dielli që shndritë mbi Tokë” --- Eleanor Di Guillo
- “Çdo ditë të dua më shumë, sot më shumë se dje dhe më pak se nesër” --- Rosemonde Gerard
- “Ndoshta kemi qenë miq së parë e pastaj dashnorë. Por ndoshta kështu janë dashnorët” --- Andre Aciman
- “Nëse do të më duhej të zgjedhja mes frymëmarrjes dhe të të dashuruarit ty, atëherë do ta përdorja frymëmarrjen e fundit për të treguar se të dashuroj” ---DeAnna Anderson
- “Pavarësisht se ku kam shkuar, gjithmonë e kam ditur rrugën për t’u rikthyer te ti” --- Diana Peterfreund
- “Para se të kam takuar ty nuk e kam ditur se çfarë do të thotë ta shikosh dikë dhe të buzëqeshësh pa ndonjë arsye” --- Panjohur
- “Pavarësisht se nga çfarë përbëhen shpirtrat tanë, shpirti i tij dhe i imi janë të njëjtë” --- Emily Bronte
- “Të kam parë se je i përsosur, dhe kështu jam dashuruar në ty. Pastaj të kam parë se nuk je i përsosur dhe të kam dashuruar edhe më shumë” --- Angelita lim
- “Krejt çfarë kam dashur ka qenë të jem shoqja jote; të jem e dashura jote ka qenë ajo çfarë kam ëndërruar” ---Valerie Lombardo
- “Nuk të dashuroj për atë se kush je, por për atë se kush jam unë kur jam me ty” --- Elizabeth Barrett Browning. /Telegrafi/


