The Game u qëndron prapa fjalëve për Kimin
27/01/2019
The Game nuk po zbrapset fare nga qëndrimet e tij për Kim Kardashianin.
Pasi u ballafaqua me një varg reagimesh që e akuzonin për ofendime seksuale ndaj Kimit, reperi nga Comptoni ka adresuar çështjen në rrjetet sociale.
Ai nuk shfaq pendesë, madje u qëndron prapa fjalëve të tij.
“Unë kam thënë, atë që kam thënë. Unë nuk kam filluar të bëj rep për t’u bërë djalë i mirë. Unë i them të vërtetat e mia para adhuruesve të mi. Nëse nuk ju pëlqen, atëherë në dreq”, deklaroi The Game.
Pjesa eksplicite dedikuar Kimit bëri bujë në rrjetet sociale, ku ai përshkruan fantazitë e egra që thotë se i pati me yllin e madh të shoubizit.
The Game po bën gati albumin e tij më të ri. /Telegrafi/


