Thaçi: Unë do të jem zëvendëskryeministër i Maqedonisë në qeverinë e re (Video)
10/11/2016
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka qenë i ftuar në emisionin Zig Zag në Televizionin Art ku në mes tjerash ka thënë se do të ketë post ministror në Qeverinë e re të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
''Unë do të jem zëvendëskryeministër i Maqedonisë në qeverinë e re. Dhe do të jetë insistim i im që të jem zëvendëskryeministër i vetëm dhe që kryeministri të ketë nënshkrim të lidhur me mua për çështje të shqiptarëve dhe çështje të ekonomisë.'' tha mes tjerash Thaçi./Telegrafi/


