Please enter at least 3 characters.

Thaçi thotë se ditëve në vijim priten lajme të mira për liberalizimin e vizave, nuk jep datë

2018/06/Hashim-Thaci-pas-kthimit-nga-samiti-i-Sofjes-foto-Ridvan-Slivova-4-e1529483835314.jpg
14:"Ridvan Slivova

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se ditët e ardhshme do të marrim lajme pozitive për çështjen e liberalizimit të vizave.

Ai këto komente i ka bërë gjatë vizitës së zhvilluar në Komunën e Ferizajt, respektivisht përcjelljen e fushatës së korrje – shirjeve që po bëhen në këtë komunë.

“Ditët e ardhshme do të marrim lajme të mira për liberalizim e vizave, ku presim që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm”, ka theksuar ai.

Sipas tij, nuk mund të flitet më ditë, javë ose muaj, “por presim që gjatë sezonit të vjeshtës do të punojmë veç e veç me shtete për të mundësuar liberalizimin e vizave”. /Telegrafi/