Please enter at least 3 characters.

Thaçi takon edhe një ish-senator republikan

2017/01/thaci-shba.jpg

Në vazhdën e takimeve të presidentit Hashim Thaçi gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte edhe ai me Jim DeMint, president i “Heritage Fundation”.

Takimin me ish senatorin republikan Jim DeMint e ka konfirmuar vetë presidenti Thaçi përmes një postimi në Facebook, transmeton Telegrafi.

Postimi i Thaçit:“Pata një takim shumë të mirë me ish-senatorin republikan, Jim DeMint, president i “Heritage Fundation”, njërit prej fondacioneve më të mëdha kërkimore dhe edukative në SHBA. Ish-senatorin DeMint e falënderova për përfshirjen e Kosovës në indeksin e lirisë ekonomike dhe e njoftova për reformat e ndërmarra në fushën e ekonomisë dhe sundimit të ligjit”.‘Heritage Fundation’ do të jetë në mbështetje të Kosovës, sidomos në sektorin e energjisë dhe në fusha të tjera, duke ushtruar ndikimin e vet te administrata e re amerikane. Kosova është e bekuar me miqtë e saj amerikanë”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/