Thaçi: Sulmi mizor në Stamboll, sulm kundër tërë botës
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka ngushëlluar homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdoğan, për sulmin e mbrëmshëm terrorist në Stamboll.
Përmes një telegram ngushëllimi drejtuar presidentit turk Erdoğan, presidenti Thaçi ka thënë se ky sulm terrorist ka goditur gjithë qytetarët e botës së lirë dhe populli i Kosovës solidarizohet me dhimbjen e familjeve të viktimave dhe me popullin turk.
Telegrami i presidentit Thaçi drejtuar presidentit Erdoğan:I nderuar president Erdoğan,Akti terrorist në Stamboll është edhe një motiv më shumë në vendosmërinë tonë për ta luftuar pa kompromis këtë kërcënim për të gjithë ne.Sulmi mizor në natën e ndërrimit të motmoteve në Stamboll është sulm kundër tërë botës.Ky sulm terrorist ka goditur gjithë qytetarët e botës së lirë.Terroristët nuk duan as paqe, as rend, as qetësi, por duan ta shkatërrojnë botën tonë, jetët tona dhe mënyrën tonë të të jetuarit.Populli i Kosovës solidarizohet me dhimbjen e familjeve të viktimave dhe me gjithë qytetarët e vendit tuaj.


