Please enter at least 3 characters.

Thaçi sot takon kryetaren e KQZ-së, partitë në ditët e ardhshme

2019/07/31_05_2017_915703_29_04_2016_7884094_IMG_1003_copy-e1564552187562.jpg

Ndonëse kanë kaluar disa ditë pasi Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, presidenti Hashim Thaçi nuk i ka ftuar akoma partitë politike në konsultime, ashtu si e parasheh Kushtetuta.

Por, duket se tashmë ka lëvizje në këtë drejtim.

Presidenti Hashim Thaçi sot gjatë ditës pritet të takohet me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, për t’u konsultuar për hapat e mëtejshëm në rrethanat e krijuara politike, njofton Klan Kosova.

Në një komunikatë të lëshuar për media gjatë ditës së djeshme nga presidenca thuhet se takimet me partitë tjera politike do të vazhdojnë në ditët e ardhshme, varësisht nga agjenda dhe zhvillimet brenda vet partive politike përkatëse.

Gjatë ditës së djeshme, Thaçi ka takuar përfaqësuesit e KDTP-së dhe ata të VAKAT nga grupi parlamentar 6+, Ministrin Mahir Yagcilar dhe deputetët Duda Balje dhe Bahrim Sabani me të cilët ka biseduar për zhvillimet politike pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.