Thaçi shpreh ngushëllime për viktimat në New York
31/10/2017
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjarët dhe të afërmit e viktimave të sulmit që ndodhi pak më parë në New York.
Deri tash raportohet për gjashtë të vdekur, nga sulmi kur një kamion goditi këmbësorët.
“Në zemër dhe lutje kam viktimat e sontme të New York dhe të dashurit e tyre.
“Kam shumë miq amerikanë dhe shqiptarë atje. Shpresoj të jenë mirë”, ka thënë presidenti Thaçi.


