Please enter at least 3 characters.

Thaçi: Së bashku me heroinën, Majlindën ju uruam mirëseardhje miqve të përjetshëm të Kosovës

2016/08/14039959_1140293326041025_774898729837914363_n.jpg

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se partneriteti strategjik me SHBA-të na ka mundësuar të bëhemi shtet dhe gjithnjë e më shumë po na bën një shoqëri demokratike me mundësi të barabarta për të gjithë.

Këto komente Thaçi i bëri përmes një postimi në Facebook, pas pritjes së zëvendëspresidentin Joe Biden.

Postimi i plotë:Së bashku me Lumen pritëm zëvendëspresidentin Biden dhe familjen e tij. Për t'iu uruar përzemërsisht mirëseardhjen miqve të përjetshëm të Kosovës ishte me ne edhe Majlinda, heroina më e shquar e vendit tonë. Partneriteti strategjik me SHBA-të na ka mundësuar të bëhemi shtet dhe gjithnjë e më shumë po na bën një shoqëri demokratike me mundësi të barabarta për të gjithë. HTH