Thaçi kujton pesëvjetorin e vendimit të GJND-së për Kosovën
22/07/2015
Ai tha se ky vendim dëshmoi se aspiratat e popullit të Kosovës për pavarësi ishin legjitime, derisa sipas tij, akti i shpalljes së pavarësisë ishte në përputhje të plotë me çdo normë të zbatueshme të së drejtës ndërkombëtare.
“Edhe sot u jemi mirënjohës të gjitha shteteve mike që na përkrahën në këtë fitore të madhe ndërkombëtare, që përbën edhe vulën e legalitetit të shtetësisë së Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /Telegrafi/


