Please enter at least 3 characters.

Thaçi: Kosova mban zi për viktimat në Las Vegas

2017/05/Hashim-Thaci-konference-25-janar-foto-Ridvan-Slivova-30-e1494422822938.jpg
14:"Ridvan Slivova

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj sulmit vdekjeprurës që ndodhi në Las Vegas.

Si pasojë e të shtënave me automatik mbetën të vdekur më shumë se 50 persona e qindra të tjerë të plagosur.

Në një reagim në llogarinë e tij në Twitter, Thaçi shkruan se Kosova i qëndron afër SHBA-së në këto raste të rënda:

”Lajme tronditëse nga Las Vegas me humbje të jashtëzakonshme të jetëve. Kosova mban zi për viktimat dhe lutet për familjet e atyre që janë goditur nga sulmi", përfundon Presidenti Thaçi.