Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne
13/03/2025
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke qëndruar në një vizitë në Kosovë, ku po viziton babain e tij, i cili gjendet i shtrirë në Klinikën Interne të QKUK-së.
Për ta parë Thaçin janë mbledhur një numër i madh qytetarësh, të cilët po qëndrojnë prej disa orësh jashtë klinikës, transmeton Telegrafi.
Gjykata Speciale ka bërë të ditur se vizita e Thaçit është nën mbikëqyrje dhe për arsye humanitare bindëse.
“Trupi Gjykues dhe Gjykatësja e Procedurës Paraprake kanë udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikqyrje në Kosovë të Hashim Thaçit për ta takuar babain e tij. Gjatë kësaj vizite nën mbikqyrje, i akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara”, thuhet në njoftimin e Speciales./Telegrafi/


