Please enter at least 3 characters.

Thaçi: Askush nga Kosova s’është i ftuar në inaugurimin e Trumpit

2016/11/Hashim-Thaci-20-shtator-foto-Ridvan-Slivova-1-e1479886315261.jpg
14:"Ridvan Slivova

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për RTK ka thënë se është në një vizitë zyrtare në SHBA, porse nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri amerikan, Donald Trump.

“Shtetet aty do të përfaqësohen veç nga ambasadorët. Asnjë delegacion i huaj nuk ftohet të marrë pjesë, as nga Kosova, e as nga vendet e tjera”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se në ceremonitë private - ku disa janë të hapura e disa me bileta që mund të kushtojnë deri në 500 dollarë - mund të marrë pjesë kushdo. /Telegrafi/