Please enter at least 3 characters.

Terry kërkohet në Championship

2017/06/terry.jpg

Lajm shumë i rëndësishëm për të ardhmen e legjendës së klubit të Chelseat, John Terryn.

Qendërmbrojtësi legjendar anglez ka marrë një ofertë nga klubi i Championshipit,  Birminghamit, që siguroi mbijetesën në ditët e fundit.

Lajmi është konfirmuar nga menaxheri i klubit, Harry Redknapp, i cili ka treguar se klubi i tij i ka bërë ofertë Terryt.

“Do të doja ta kisha Terryn në klubin e futbollit. Ai është një kapiten fantastik dhe një udhëheqës i madh”, ka thënë fillimisht Redknapp.

“Ne i kemi bërë atij një ofertë të mirë dhe ne kemi bërë më të mirën që mundemi. Ne duam Terryn në Birmingham”, përfundoi trajneri i Birmingham. /Telegrafi/