Please enter at least 3 characters.

Terry i befasuar nga Costa: Nuk e kam ditur sa i mirë është

2016/01/terry-i-befasuar-nga-csota-nuk-e-kam-ditur-sa-i-mir-euml-euml-sht-euml_hd.jpg

Spanjolli shënoi dy herë në dy ndeshjet e para në Ligën Premier me Chelsean.

“Ai është shumë i mirë. Ai ka qenë i shkëlqyeshëm në dhomën e zhveshjeve pa folur aspak anglisht. Është qesharake pasi ai po ia del kështu, dhe çdokush i ndihmon dhe i përkthen. Ai është adaptuar jashtë fushe dhe golat e tij është e qartë se na kanë ndihmuar”.

“Unë nuk e kam ditur sa i mirë ishte, edhe pasi luajta kundër tij në Ligën e Kampionëve. Ju do ta shihni këtë kur ai të jetë në formë të plotë”.

“Ai ka qenë i pabesueshëm në stërvitje. Ai duket sikur është i ndërtuar për Ligën Premier, ai mund t’ia dalë vetë. Ai është i shpejtë, i fuqishëm dhe çfarë është më e rëndësishmja, mund të shënojë gola”, ka thënë Terry.