Tërmeti në New York bën që mediat sociale të shpërthejnë me postime gazmore: Njëri prej tyre është edhe vetë ndërtesa e famshme "Empire State Builidng"
Qyteti i New Yorkut u trondit nga një tërmet historik me magnitudë 4.8 ballësh të Rihterit.
Banorët e tronditur u dyndën shpejt në mediat sociale për të ndarë reagimet e tyre ndaj tërmetit të rrallë.
Tërmeti ishte 4.8 dhe dridhjet u ndjenë në qytetin e New Yorkut, shtetet e Philadelphia, New Jersey dhe pjesë të Connecticut, shkruan dailymail.
Epiqendra e tërmetit ishte afër Readington në Hunterdon County në New Jersey, sipas guvernatorit Phil Murphy.
Përdoruesit në platformën X bënë shaka rreth asaj se sa të tronditur, fjalë për fjalë dhe figurativisht, ishin nga tërmeti që goditi Bregdet Lindor.
Njëri prej tyre është edhe vetë ndërtesa e famshme "Empire State Builidng", e cila ka shkruar se "unë jam mirë".
Shikoni më poshtë disa prej reagimeve gazmore në rrjetet sociale. /Telegrafi/
https://twitter.com/JaMarrALago/status/1776257326942498967


