Tërmet prej 6.5 shkallësh në Australi
14/07/2019
Instituti Amerikan për Vëzhgim Sizmologjik ka njoftuar se një tërmet është regjistruar në pjesën perëndimore të bregdetit të Australisë.
Sipas Guardian, fuqia e tërmetit ishte 6.5 shkallësh të Rihterit.
Ende nuk është raportuar për dëme materiale ose viktima nga kjo dridhje e fuqishme.
Instituti thotë epiqendra e këtij tërmeti ishte 203 kilometra larg bregdetit të qytetit Broome dhe se u regjistrua në thellësi prej 33 kilometrash nën sipërfaqen e tokës. /Telegrafi/


