Please enter at least 3 characters.

Tërmet me magnitudë 5.1 ballë i shkallës Rihter godet Kroacinë

2021/09/0f970b79-7ac5-4a71-a266-5cae6483b516-large16x9_EarthquakeLogo.jpg

Një tërmet me madhësi prej 5.1 të shkallës Rihter ka ndodhur pranë qytetit Split në bregdetin dalmat të Kroacisë të mërkurën mbrëma, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, tërmeti ndodhi rreth orës 10:00 me epiqendër rreth 40 kilometra në verilindje të Splitit.

Thellësia e tërmetit ishte pesë metra.

Një lëkundje e fortë u ndje në zonën më të gjerë të Splitit me dëshmitarë që raportuan se tërmeti ishte i fortë dhe se dridhja zgjati për disa sekonda.

"Ne ishim shumë të frikësuar, u tronditëm sinqerisht, gjërat po binin nga raftet", tha një qytetar. /Telegrafi/