Tentuan të digjnin me benzinë një 16-vjeçare, arrestohen dy të rinj në Tiranë, një tjetër shpallet në kërkim
25/08/2022
Dy të rinj janë arrestuar dhe një është shpallur në kërkim pasi dhunuan dhe tentuan t’i vënë flakën një vajze të mitur në Tiranë.
Të arrestuarit E.H. dhe 17-vjeçari D.M, së bashku me 25-vjeçarin A.Ç. që është në kërkim, dyshohet se jashtë një pallati ushtruan dhunë ndaj një 16-vjeçareje e më pas tentuan ta dëmtojnë me benzinë.
Mësohet se A.Ç. bashkëjetonte me 16-vjeçaren.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. /Telegrafi/


