Tenton ta fus ish bashkëshorten në veturë, arrestohet i dyshuari nga Suhareka
16/04/2021
Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet se ka tentuar ta fus në veturë ish bashkëshorten e tij.
Rasti ka ndodhur të enjten në Suharekë, në ora 13:00.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/


