Please enter at least 3 characters.

Tentoi t’i marrë fëmijët nga ish-bashkëshortja, një i arrestuar në Vushtrri

2024/09/policia-e-kosoves-1.jpg

Një rast shqetësues është raportuar në qytetin e Vushtrrisë.

Një mashkull kosovar, ish-bashkëshort i viktimës, ka tentuar t’i marrë fëmijët nga nëna e tyre.

Sipas informacioneve të para nga Policia e Kosovës, palët janë intervistuar në lidhje me rastin dhe pas konsultimit me prokurorin kompetent, është marrë vendimi që i dyshuari të arrestohet dhe të dërgohet në mbajtje.

Rasti është duke u trajtuar në procedurë të mëtejshme ligjore. /Telegrafi/