Please enter at least 3 characters.

Tentoi të përfitonte tokë me dokumente false në Ksamil, arrestohet 69-vjeçari

2017/02/Ksamil-i-Albanien.jpg

Një 69-vjeçar është arrestuar pasi ka tentuar të përfitojë një sipërfaqe toke truall në Ksamil me dokumente të falsifikuara.

Prona 4950 metër katror për të cilën ai aplikoi pranë ASHK-së në Sarandë u sekuestrua.

Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, me pasoja të rënda, thuhej në njoftimin e policisë. /Telegrafi/