Please enter at least 3 characters.

Tentoi dy herë, por Elijona refuzoi ta puthte Klodin në buzë

Foto: YouTube

Klodian Mihaj dhe Elijona Binakaj kanë kurorëzuar sonte (e diel) dashurinë e tyre me martesë.

Atyre i është organizuar një dasmë në Big Brother VIP Kosova 4, konkretisht në Klan Arena.

Në fund normalisht që kërkohet edhe puthja në mes të çiftit, gjë që nuk ndodhi.

Foto: YouTube

Klodi tentoi më shumë se dy herë për një puthje në buzë, por që u refuzua nga Elijona.

Ai më pas i dha një përqafim, si shenjë miqësie, por jo më shumë mes tyre.

Më pas u krijua një atmosferë e mrekullueshme nën performancën e Yllka Kuqit.

Klodi nga ana tjetër ka të dashur jashtë shtëpisë së famshme, reality shout. /Telegrafi/

- YouTubewww.youtube.com