Please enter at least 3 characters.

Tentim grabitje në një institucion financiar në Çagllavicë

2021/05/ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-2-780x439-1.jpg

Një tentim grabitje ka ndodhur sot rreth orës 10:45 në filialin e një institucioni financiar në  Çagllavicë të komunës së Prishtinës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci tha se pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se në këtë tentativë grabitjeje kanë marrë pjesë tre të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

“Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve”, tha Borovci. /Telegrafi/