Please enter at least 3 characters.

Tensione mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së

2016/01/f.0331215557334_m.jpg

Sa i përket zgjedhjeve, Gruevski tha se nuk do të pranoj asgjë më shumë se sa rekomandimet e OSBE-së, ndërsa tha se shpifjet dhe kërcënimet janë metoda të veprimit të Crvenkovskit, i cili sipas tij, vazhdon të gënjejë popullin ashtu siç e ka gënjyer gjatë gjithë periudhës së veprimit të tij në politikë.

Nga ana tjetër, LSDM-ja vlerëson se vetëbesimi i kryeministrit ka filluar të humb, pasi rritet frika e tij nga ballafaqimi me revoltën e popullit. “Prej sot, do të shohim edhe më shumë, aktrimin e keq të Gruevskit, ku ai në mënyrë obliguese e ndan rolin e viktimës. Gruevski deri tani promovonte nivelin më të ulët të kulturës politike ndërsa akuzon të tjerët për atë. Gruevski nuk u paraqit në asnjë ballafaqim televiziv, i ndanë gazetarët në të përshtatshëm dhe të pa përshtatshëm, tenton që me çdo kusht t’i mbyll të gjitha mediumet në të cilat nuk mund të redaktojë lajmet ndërsa akuzon të tjerët për presion ndaj lirisë së mediumeve”, thuhet në reagimin e LSDM-së. /Telegrafi/