Please enter at least 3 characters.

Tension në Parlament, shmanget përplasja Dogjani-Beqja

2017/02/20161124_174534_24111642-2_dEEV1hM-e1486640192138.jpg
314:"Ministri i Shendetesise Ilir Beqaj, gjate nje seance parlamentare, ku u debatua ne lidhje me gjendjen e varferise dhe zhvillimet ekonomike ne vend./r/n/r/nHealth minister Ilir Beqaj, during a parliamentary session, where was debated in relation to the situation of poverty and economic developments in the country.
12:"MALTON DIBRA

Momente tensioni janë verifikuar këtë të enjte në seancën parlamentare, mes deputetit demokrat Asllan Dogjani dhe ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Shkak janë bërë pretendimet e Dogjanit, që në emër të PD ka akuzuar Beqajn për abuzime të rënda në shëndetësi.

Situata është tensionuar edhe më shumë kur Dogjani është afruar tek ulësja e Beqajt, por ndërhyrja e efektivëve të Gardës së Republikës ka shmangur përplasjen fizike.

Beqaj ka kërkuar nga Dogjani që të distancohet nga deklarata e tij, por Dogjani ka vijuar me akuzat se ministri ka lënë në mëshirë të fatit pacientët në spitale. /Telegrafi/