Please enter at least 3 characters.

Tension në familjen Beckham, Romeo dhe Cruz tregojnë unitet pas deklaratës së bujshme të Brooklyn

Romeo dhe Cruz Beckham janë shfaqur më të bashkuar se kurrë, vetëm pak ditë pas deklaratës tronditëse të vëllait të tyre të madh, Brooklyn.

Dy vëllezërit u panë në Paris duke shijuar një takim të dyfishtë me partneret e tyre, Kim Turnbull dhe Jackie Apostel, gjatë Javës së Modës për Meshkuj.

Ata u fotografuan teksa shkonin për darkë në restorantin Kaspia, duke treguar qartë afrimitetin mes tyre, pavarësisht tensioneve të fundit që kanë përfshirë familjen Beckham, shkruan DailyMail.

Kjo dalje publike vjen pas postimit të Brooklyn, ku ai deklaroi se nuk dëshiron të pajtohet me familjen dhe i quajti prindërit e tij “kontrollues dhe manipulues”.

Burime pranë familjes kanë bërë të ditur se këto deklarata kanë tronditur veçanërisht Victoria Beckham, e cila thuhet se ndihet e tradhtuar, pasi për vite me radhë ka mbrojtur Brooklyn-in dhe është përpjekur të krijojë një marrëdhënie të ngushtë edhe me bashkëshorten e tij, Nicola Peltz.

Sipas burimeve, Victoria mendon se sjellja e tyre ka qenë e paarsyeshme.

Ndërkohë, David dhe Victoria Beckham kanë reaguar në mënyrë indirekte në rrjetet sociale, duke ndarë kujtime të bukura familjare, pa iu referuar drejtpërdrejt deklaratave të Brooklyn, në një përpjekje për të ruajtur unitetin dhe qetësinë publike të familjes. /Telegrafi/