Tendenca që të bëjmë një makijazh ndryshe
19/01/2014
Arti i syrit
Lëkura e fytyrës ultra nude
Nëse doni një lëkurë të fytyrës pa defekte dhe plot shkëlqim nga shëndeti, grimin duhet ta bëni të lehtë dhe me transparencë, sugjeron Living. Lërini lëkurës shkëlqimin e saj natyral.
Buzët shpërthyese
Roza fuksia dhe portokallia do të jenë në krye të listës. Jo vetëm që këto ngjyra janë vibruese, por ato krijojnë edhe një pamje të veçantë e ngacmues, duke krijuar thyerje në një grim tepër të përmbajtur.
Qepallat me ngjyra
Roza
Ngjyra rozë do të na sjellë freskinë gjatë kësaj periudhe. Me një përqarkim të lehtë përreth syve dhe e përdorur me delikatesë në buzë, ngjyra rozë do të ngjitet edhe lart në faqet tona. /Telegrafi/


