Ten Hag: Detyruam Chelsean ta ndryshonte sistemin e lojës
Erik ten Hag ka thënë pas ndeshje se Manchester United e meritoi të fitonte ndaj Chelseat, por që në fund morën vetëm një pikë.
Djajtë e Kuq ishin në disavantazh në minutat e fundit të ndeshjes, por që goli i Casemiros ua shpëtoi atyre një pikë.
Pas ndeshjes, trajneri holandez deklaroi se ata e detyruan Chelsean të ndryshonte sistemin e tyre të lojës, pasi e dominuan pothuajse pjesën më të madhe të takimit.
“E kemi dominuar ndeshjes, kjo bëri edhe që kundërshtari të ndryshonte stilin e lojës dhe sistemin”, ka thënë Ten Hag.
“Kishte zgjidhje se si të fitonim ndeshjen, por që kundërshtari luante lojë të ashpër dhe ne u munduam t’i thyenim ata në disa raste”.
Holandezi foli shkurtazi edhe për lëndimin e Rapahel Varanes dhe mospërfshirjen e Cristianon Ronaldos në skuadër.
“Nuk dihet nde gjendja e Varanes, por që do të kemi më vonë një njoftim. Ronaldo? Mendoj se kam folur mjaftueshëm për të”, ka shtuar më tej Tem Hag. /Telegrafi/


