Please enter at least 3 characters.

​Telekomit të Kosovës i bllokohen llogaritë bankare

2020/03/Telekomi-i-kosoves-ndertesa-foto-Ridvan-Slivova-6-e1683196134753.jpg
14:"Ridvan Slivova

Telekomit të Kosovës i janë bllokuar të enjten pasdite llogaritë bankare, pas vendimit të Gjykatës Komerciale lidhur me borxhin prej 5.7 milionë euro ndaj Z-Mobile.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Punëtorëve në Telekom, Lamih Balaj.

Ai ka thënë se bllokimi i llogarive ka ndodhur sot rreth orës 16:00. Balaj tha për KosovaPress se nesër do të dalin me reagim zyrtarë pas këtij vendimi.