Please enter at least 3 characters.

Tekashi 6ix8ine paralajmëron këngë të re pasi u lirua me kusht nga burgu

2020/05/GettyImages-1021309464-e1588361811805.jpg
307:"HOUSTON, TX - AUGUST 22: Rapper Tekashi69, real name Daniel Hernandez and also known as 6ix9ine, Tekashi 6ix9ine, Tekashi 69, arrives for his arraignment on assault charges in County Criminal Court #1 at the Harris County Courthouse on August 22, 2018 in Houston, Texas. (Photo by Bob Levey/Getty Images)
12:"Getty Images

Reperi amerikan, Tekashi 6ix9ine, është liruar me kusht nga burgu për shkak të frikës se mund të infektohet me coronavirus.

Kjo ka ndodhur pas një kërkese të avokatit të tij, duke qenë se Tekashi vuan nga sëmundja e astmës, shkruan Independent.

I liruar me kusht, 23-vjeçarit i është dhënë mundësia nga gjyqtari që të regjistrojë video muzikore gjatë qëndrimit në shtëpi.

Tekashi 6ix9ine (Foto: TMZ)

Reperi përmes rrjetit social Instagram kishte paralajmëruar se ka diçka të re nga sfera e muzikës: "A jeni gati? 8 maj ”- duke sugjeruar që ai do të lëshojë muzikë të re në atë datë.

6ix9ine, emri i vërtetë Daniel Hernandez, u dënua me dy vjet burg në dhjetor të vitit 2019 pasi u deklarua fajtor për akuzat që rridhnin nga përfshirja e tij në bandën "Nine Trey Gangsta Bloods". /Telegrafi/