Teatri i Vushtrrisë do ta mbajë emrin e Adem Mikullovcit
26/11/2020
Me shuarjen nga jeta të ikonës së aktrimit, Adem Mikullovci, pak muaj më parë, qyteti i tij i lindjes ka marrë një vendim.
Kuvendi Komunal në Vushtri ka votuar pro që teatri i këtij qytetit të emërohet me emrin e të ndjerit Adem Mikullovci.
Kjo është bërë e ditur nga Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrisë, përmes një statusi në rrjetin social Facebook.
"Një gjë e vogël për një artist të madh!Kuvendi Komunal i Vushtrrisë sapo miratoj propozimin për emertimin e Teatrit të Qytetit "Adem Mikullovci"!Nder për jetë e mote veprës e kontributit të artistit të popullit!Urime", ka shkruar Meholli në Facebook.
Kujtojmë që Mikullovci është vetëm një nga të paktët emra të shquar të artit shqiptar që na la këtë vit. /Telegrafi/


